Transmetuar më 01-08-2020, 14:10

Një varkë në të cilën ndodheshin babë e bir, u sulmua nga një peshkaqen i bardhë.

Sean Vinar dhe i biri James, e filmuan gjithë skenën kur peshkaqeni i sulmoi, në brigjet e Barrenjoey, në Tazmani.

Dy familjarët ishin duke vëzhguar një grup fokash, jo shumë larg varkës së tyre, e gjatë rreth 5 metra.

Pak çaste më vonë, varka u përplas furishëm nga një peshkaqen i bardhë.

“Dëmtoi një pjesë të varkës me kafshim, para se të dilte mbi ujë. Mund të ishte 4 metra i gjatë. Fatmirësisht, arritëm që të largohemi pa pasojë. Nuk mendonim se do të ndodheshim në territorin e tij të gjuetisë”, tha Sean Vinar. /a.y/noa.al

Peshkaqeni sulmon varkën ku ndodheshin babë e birLAJMI:https://noa.al/lajmi/2020/08/2179500.html

Publiée par Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA sur Samedi 1 août 2020