Plagosja e të riut zbulon gjuetinë e paligjshme, 3 në pranga
Transmetuar më 01-08-2020, 11:04

Plagosja e një të riu ka zbuluar gjuetinë e paligjshme në Skrapar, ku gjatë aktivitetit të paligjshëm është plagosur një person.

Lidhur me ngjarjen u bë arrestimi i M. K., 66 vjeç, banues në Vërzhezhë, Skrapar dhe E.Ç., 36 vjeç dhe J. Ç., 26 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë natës kanë qenë duke gjuajtur në mënyrë të paligjshme, në fshatin Vërzhezhë, Skrapar dhe dyshohet se gjatë gjuetisë është plagosur në dorë 26-vjeçari J. Ç.

Ndaj të dyshuarve për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë Berat,

për veprat penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Armëmbajtja pa leje”. /a.y/noa.al

Loading...