Transmetuar më 01-08-2020, 10:31

Një kujdes i madh duhet treguar ndaj trishtimit në adoleshencë, pasi ata që shikojnë persona të trishtuar, kanë më shumë mundësi që të preken nga depresioni.

Është kjo ajo që ka zbuluar një studim amerikan i Binghamton University, i publikuar në revistën shkencore ‘Journal of Anormal Child Psychology’.

Ekipi i studiuesve analizoi atë që adoleshentët manifestonin në fytyrë, si në raport me botën reale, edhe përballë situatave në laborator.

Pikërisht në laborator studiuesit vunë re se si personat që kishin shprehi të trishtë në fytyrë kur përballeshin me situata të ndryshme, rrezikonin më shumë që të prekeshin nga depresioni dhe stresi në botën reale.

“Nëse një adoleshent sheh dikë të trishtuar apo ju kushton vëmendje stimujve negativ, është më i rrezikuar nga depresioni”, tha Cope Feurer, një nga drejtuesit e studimit.

Për shembull nëse dy adoleshentë zihen që të dy me një shok dhe një adoleshent rri pas tyre dhe shikon stimuj negativ, si fytyrat e trishta apo mërzinë, rrezikon q të manifestojë simptoma depresive. /a.y/noa.al