Të shtëna me armë në parkingun e një kompleksi në Tiranë, një në pranga, një tjetër në kërkim
Transmetuar më 01-08-2020, 09:50

Disa të shtëna me armë zjarri u shënuan mbrëmjen e djeshme në Tiranë, në fshatin Qehaj.

Nga hetimet e kryera pas marrjes të njoftimit se në fshatin Qehaj, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, uniformat blu kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, Arnaldo Çiçaj, 26 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E.S.

Në vijim të veprimeve të para proceduriale ka rezultuar se dy të rinjtë, ditën e djeshme kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në parkingun e një kompleksi dhe më pas janë larguar me shpejtësi për t’i shpëtuar kapjes nga policia.

Aktualisht vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. /a.y/noa.al