Transmetuar më 01-08-2020, 08:30

Policia ka ushtruar kontrolle në rrugën Tiranë-Elbasan, gjatë natës mes të premtes dhe të shtunës, për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Një person është kapur në timon me 167 km/h, në aksin Sauk-Teg.

Nga ana e policisë rrugore janë pezulluar 9 leje drejtimi, për shpejtësi që variojnë nga 148 deri në 167 km/h.

Gjithashtu janë vendosur dhe 8 masa për parakalime të gabuara dhe shpejtësi pa masë plotësuese pezullim patente dhe një masë me vlerë maksimale 300.000 lekë të vjetra për shpejtësi 148 km në orë dhe drejtuesi i mjetit ishte shtetas i huaj .

Ndërkohë që  prej orës 22.00 vijUAN kontrollet me drager në të gjitha rrugët e Tiranës ku janë pezulluar 4 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varion nga 0.29 mg/l deri në 0.41 mg/l

“Mos nxitoni për të arritur fundin për në spital, apo polici shpejtësia vret jetë. Mos drejtoni mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur pasi në çdo rrugë ju pret drageri dhe polici. Mos përdor alkool gjatë drejtimit të mjetit. Respekto kufizimet e shpejtësisë”, apelon policia. /a.y/noa.al

Me shpejtësi 167 km/h dhe heqje patentash, çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë-ElbasanLAJMI: https://noa.al/lajmi/2020/08/2179429.html

Publiée par Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA sur Vendredi 31 juillet 2020