Burrel, makina përplas për vdekje një person
Transmetuar më 01-08-2020, 08:18
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar në orët e vona të mbrëmjes së të premtes, ku një makinë ka përplasur një person.

Rreth orës 22.00, në qytetin e Burrelit, A. D., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar këmbësorin D.D., ku për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /a.y/noa.al

Loading...