Transmetuar më 31-07-2020, 21:53

Një e mitur në Itali përdhunohet nga fqinji i moshuar.

Ai ishte një fqinj, 66 vjeç, tek i cili prindërit kishin besim të plotë, që sa për t’i lënë në kujdestari fëmijët, kur ata kishin punë dhe ishin larg shtëpisë.

Për Grazia-an e vogel ishte si një gjysh.

Ose të paktën kështu mendonin familjarët e të voglës.

Siç raporton portali Secolo XIX, burri është dënuar diten e djeshme me 5 vite heqje lirie, pasi është shpallur fajtor për krimin e dhunës seksuale mbi të mitur, mëson noa.al.

Burri, pa precedentë penalë, rrezikonte deri në 9 vite burg për vazhdim të krimit.

Gjykatësi e ka dënuar edhe me një vit masë sigurie.

Domethënë, ndalimin e frekuentimit të vendeve ku ka minorenë dhe detyrimin të njoftojë organet e policisë mbi spostimet dhe ndryshimin e vendbanimit.

Përveç kësaj, 66 vjecari do t’i japë menjëherë familjes se vajzës shumën prej 30 mijë eurove bashkë me shpenzimet e gjyqit.

Tmerri ka përfunduar kur e ëma e Grazias ka vënë re njolla gjaku në të brendshmet e vajzës.

Abuzimi mund të jetë kryer mes verës së 2018 dhe shkurtit 2019 në shtëpinë e tyre në Val di Magra, në Massa Carrara./noa.al/