Transmetuar më 31-07-2020, 21:05

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në mëngjes herët të kësaj të premteje në Latina, Itali.

Një makinë ka dalë jashtë rruge duke rënë në kanalin që ndodhej poshtë një ure.

Në vendngjarje kanë shkuar policia rrugore, policia lokale dhe zjarrëfikësit.

Brenda në makinë udhëtonin dy persona të cilët kanë humbur jetën, identitetet e të cilëve nuk janë të njohura.

Operacioni për nxjerrjen e makinës dhe 2 trupave të pajetë do të jetë i gjatë dhe rruga qëndron e bllokuar.

Sipas një ndërtimi të parë të ngjarjes burri në timon ka humbur kontrollin e makinës për arsye akoma të panjohura duke goditur anësoret dhe ka rënë poshtë, pa përfshirë në aksident makina të tjera.

Ndoshta,ajo që ka rezultuar fatale, ka qenë shpejtësia me të cilën udhëtonte./noa.al/