Transmetuar më 31-07-2020, 18:24

Policia ka sqaruar ngjarjen e rëndë ku në Lumin Drin i Zi u mbyt një 18-vjeçar.

Rreth orës 16.00, Policia e Dibrës ka marrë informacion, se në lumin Drini i Zi,  në afërsi të fshatit Selane, është gjetur pa shenja jete shtetasi E. Z., 18 vjeç, banues në Peshkopi, thotë policia.

Bëhet me dije se i riu ishte duke lundruar me varkë dhe dyshohet se është mbytur.

Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po kryen hetimet  në vendngjarje. /k.k/noa.al/