Transmetuar më 31-07-2020, 18:36

Mjekja dhe pedagogia Albana Çela ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë nga e cila po vuante.

E ndjera ishte mjeke kirurge e përgjithshme dhe pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, raporton noa.al.

Humbja e të ndjerës është përcjellë me shumë tronditje nga kolegë dhe të njohur të shumtë. Albana ishte në punë deri ditët e fundit duke u përballur si plot kolegë të saj edhe me rrezikun e COVID-19, por sëmundja për të cilën kishte kishte kohë që trajtohej, e mposhti fatalisht.

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë shprehu sot dhimbje të madhe për të ndjerën: "Nje grua e forte nje nene shembullore nje kirurge e zonja dhe nje pedagoge e dashur nga cdo studente.

Lufta me semundjen te beri te mos shikosh shume gjera mbi toke por nuk te pengoi te lësh kujtime te bukura per te gjithe ne që të njohim.

Nje humbje e madhe per studentet, koleget familjaret e mbi te gjithe per dy vajzat e vogla te mitura qe ishin forca jote me e madhe.