Transmetuar më 31-07-2020, 16:52
Foto ilustruese
Një 71-vjeçar është aksidentuar për vdekje nga një makinë që drejtohej nga një i ri 23-vjeçar.
Ngjarja është raportuar në Kamëz, ku sipas policisë mjeti me drejtues shtetasin K.D., 23 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin GJ.L., 71 vjeç.
Për fat të keq ky i fundit ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda në trup.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit Nr.3, për veprime të metejshme.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /k.k/noa.al/