Transmetuar më 31-07-2020, 16:33

Një i ri ka humbur jetën sot në lumin Vjosë.

Policia thotë se 30-vjeçari Armando Begaj, kishte shkuar për t’u larë, por për fat të keq u mbyt në ujë.

Ngjarja është raportuar në në fshatin Selishtë, ndërsa i riu është nga zona e Gorishovës, në Cakran të Fierit.

Policia dhe polumbarët po punojnë për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /k.k/noa.al/