Transmetuar më 31-07-2020, 15:55
Foto ilustruese

Një 20-vjeçar është transportuar me ugjencë për në spitalin e Sarandës.

Bëhet fjalë për 20-vjeçarin Vasil Meni, i cili është bari në zonën e Qeparoit.

Thuhet se i riu mund të jetë helmuar dhe gjendja e tij shëndetësore u rëndua përpara se ta nisnin për në spital.

Familjarët e 20-vjeçarit nuk japin asnjë sqarim.

Policia e Sarandës mësohet se ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për rastin në fjalë. /k.k/noa.al/