Transmetuar më 31-07-2020, 14:59

Greqia shtyn deri në 14 gusht vendimin për të mbajtur të mbyllur kufirin me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë.

Ky vendim vjen në kuadër të masave të marra për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Por në kufi do të lejohen që të kalojnë:

-Qytetarët grekë, poseduesit e Kartës së Veçantë të Identitetit të Homogjenit, poseduesit e lejeve të qëndrimit, si dhe për persona që kanë vendbanimin kryesor ose  vendbanimin e zakonshëm në Greqi,

-kalimi i kamionëve që transportojnë mallra

-transporti i mallrave me anije,

– hyrja e personave, nëpërmjet kufijve tokësorë, për arsye absolutisht  të domosdoshme profesionale, që këta persona i vërtetojnë me dokumentet përkatëse.

Mirëpo kalimi i kufirit është i ndaluar për  turistët. /a.y/noa.al