Transmetuar më 31-07-2020, 13:46

Moderatorja e njohur Arbana Osmani është në pritje të fëmijës së saj të dytë, dhe aktualisht ndodhet në javët e fundit të pritjes së ëmbël.

Por shtatzënia nuk e ka penguar moderatoren në aktivitetet e saj të përditshme.

Ditën e sotme ajo ka publikuar një fotografi ku shihet e veshur sportive, ndërsa bie në pah barku i saj i rrumbullakosur, teksa ndodhet në majë të malit.

“Shumë e gëzuar që sot vizitova më në fund një nga mrekullitë e vendit tonë, Parkun Kombëtar të Qafshtamës”. Ju ftoj të gjithëve ta vizitoni se qenka vërtetë shumë bukur”, shkruan Arbana.

Moderatorja është në pritje të fëmijës së parë nga lidhja me regjisorin Eduart Grishaj, ndërkohë që aktualisht ka edhe një djalë me emrin Jon, nga martesa e dështuar me Ardit Keron. /a.y/noa.al