Transmetuar më 31-07-2020, 12:50

Paraditen e sotme, një furgon i nisur drejt Tropojës brenda të cilës ndodheshin artistë dhe personazhe të njohur në vend, u përfshi nga zjarri duke u shkrumbuar i gjithi.

Brenda në mjet ishte aktori i humorit Ermal Mamaqi, sopranoja Inva Mula me të shoqin Et’hem Ramadani, shkrimtarja Mirela Sula dhe disa personazhe të tjerë.

Gjithçka ndodhi brenda dy minutave, ku dalja e shpejtë nga makina, bëri që të shpëtojnë pa lëndime.

Teksa filmonte mjetin që digjej dhe hera pas herës dëgjoheshin shpërthime prej tij, Ermali ka përcjellë një mesazh për të shoqen, Amarda Toska.

“Amard para dy minutash ishim brenda ne aty… e rëndësishme është që shpëtoj Ethem Ramadani, po të tjerat s’kanë problem”, thotë Ermali me humor. /a.y/noa.al

Shkrumbohet në flakë makina ku udhëtonte Ermal Mamaqi, Inva Mula dhe personazhe të tjerë të njohur

Furgoni me të cilin udhëtonin u shkrumbua, Ermal Mamaqi ka dy fjalë për AminLAJMI: https://noa.al/lajmi/2020/07/2179303.html

Publiée par Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA sur Vendredi 31 juillet 2020