Transmetuar më 31-07-2020, 12:09

Një person është gjetur i vdekur paraditen e sotme, në banesën e tij në Lezhë.

Më konkretisht rreth orës 11: 30, në fshatin Gajush, Lezhë është gjetur i vdekur Nikoll Dida, 69 vjeç, banues në Gajush.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se i moshuari është vetëhelmuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. /a.y/noa.al