Zgjedhjet në Universitete, shpallen 12 fituesit/ Emrat e rektorëve
Transmetuar më 31-07-2020, 12:00
Artan Hoxha, Kastriot Caushi, Andrea Maliqari

Një ditë pasi u mbajtën zgjedhjet në Universitetet Publike në vend, janë shpallur fituesit.

Bëhet fjalë për 12 rektorë të dalë nga votimet, të cilët do të drejtojnë Universitetet.

Profesor Artan Hoxha është zgjedhur rektori i Universitetit të Tiranës, ndërkohë që deri më tani ishte dekan në Fakultetin e Drejtësisë.

Andrea Maliqari është zgjedhur rektor i Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Kastriot Çaushi, i Universitetit të Arteve.

Arben Gjata është zgjedhur rektor te Universiteti i Mjekësisë, ndërsa Fatbardh Sallaku i Universitetit Bujqësor në Tiranë.

Agron Kasa është zgjedhur rektor te Universiteti i Sporteve, kurse Skënder Topi është zgjedhur rektor i Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasani.

Kseanela Sotirofski do të drejtojë Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe Roland Zisi, Universitetin “Isamil Qemali” Vlorë.

Dhimitër Bello është zgjedhur rektor te Universiteti “Fan S. Noli” Korçë, Suzana Golemi te Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër dhe Bektash Mema i Universitetit “Eqrem Çabej” Gjirokastër. /a.y/noa.al