Transmetuar më 31-07-2020, 11:48

Deputetja e Kuvendit, Majlinda Halilaj, e cila është bërë disa herë objekt i mediave me deklaratat e saj të cilat janë cilësuar si ‘gafa’, këtë herë në një intervistë me gazetarin Ismet Drishti, ka dalë “zbuluar”, pasi nuk njeh shtetet anëtare të BE-së.

Deputetja është pyetur përse Zvicra dhe Norvegjia po bëjnë referendum për të dalë nga BE-ja, e ajo është përgjigjur se për këtë është dëshira dhe mendimi i tyre. Por duke mos e ditur që këto dy shtete nuk janë fare në Bashkimin Europian.

Në fund të intervistës, kur gazetari i thotë të vërtetën, për të dalë nga situata, deputetja i thotë Drishtit se është ai që “po na merr në qafë se je pa maskë”.

Deputetja ra në sy fillimisht në Parlament për gabimet e saj kur u përpoq të denonconte “Korporatën e Investimeve”, një nismë që Partia Demokratike e kishte denoncuar si aferë korruptive.

Por pavarësisht se e kishte të shkruar materialin, nuk arrinte të shqiptonte fjalët siç duhet veçanërisht fjalën “Korporatë”, të cilën ajo e thoshte në vijimësi “Koporatë”.

Ju a mendoni se do jeni prapë në Parlament?

Kjo është mendimi i popullit, mund të votojë kë të dojë.

Jo më fal vendimin e popullit e caktoni ju se ju votuat në emër të popullit.

Normale votojmë në emër të popullit.

Më fal se kam harruar kush ju ka votuar ju?

Kush më ka votuar mua? Elektorati im.

Që është?

Vij nga Partia e Reformave Demokratike. Kam një kryetar po kam edhe elektoratin tim që më ka mbështetur.

Norvegjia e Zvicra po kërkojnë të dalin nga BE, ne duam të hyjmë, ata po bëjnë referendum. E dini besoj?

Po, po.

Po pse ne duam të hyjmë kur ato duan të dalin?

Është mendimi i atyre pse ato duan të dalin ne duhet të hyjmë.

Po pse mendon se jemi më të zgjuar ne se Norvegjia e Zvicra?

Po jemi normale, jemi.

Kot me të pyt sa shkon një bërje thonjsh e plotë?

Ka të ndryshme pak rëndësi ka kjo tani.

Ju për shembull?

Besoj këtu jemi për politikë jo për thonjtë.

Po pse duan të dalin Norvegjia e Zvicra?

Duan të dalin është mendimi dhe e drejta e tyre, ne kemi mendimet tona, jemi në parlament tjetër.

Nuk janë demokraci më të konsoliduara se ne Norvegjia e Zvicra?

E kanë, e kanë.

Po pse vendosin të dalin?

Nuk e gjykoj, ne kemi nevojë të futemi.

Ju i njihni këto shtete anëtare të BE?

Po sigurisht që i njoh.

Po se nuk janë…

Çfarë nuk janë?

S’janë në BE.

Po shpresoj të futen nëse nuk janë.

A shpreson, po ca din apo s’din hiç edhe ja fut kot?

Po pse nuk e di?

Po a e kupton që po na merr në qafë? Ti voton ligje për ne.

Po ti po na merr në qafë ne se je pa maskë…