Shkrumbohet në flakë makina ku udhëtonte Ermal Mamaqi, Inva Mula dhe personazhe të tjerë të njohur
Transmetuar më 31-07-2020, 10:57

Makina me të cilën udhëtonin një sërë personazhesh të njohur të vendit është përfashirë nga flakët në afërsi të Tropojës.

Bëhet fjalë për një mjet ku udhëtonin aktori i njohur i humorit Ermal Mamaqi, sopranoja Inva Mula me të shoqin Ethem Ramadani, Mirela Sula dhe disa personazhe të tjerë të njohur në vend.

Pamje nga vendi i ngjarjes i ka ndarë Sula në rrjetet sociale ku shihet mjeti i djegur.

Në pamje shihet Ermal Mamaqi duke filmuar.

Shkrimtarja Sula dëgjohet të thotë se, “Kjo është makina me të cilin ne ishim nisur për të shkuar në Tropojë dhe Zoti donte që në te shpëtonim, të jemi gjallë. Ermal falë teje jemi gjallë. Imagjino të ishim akoma aty brenda çfarë do ndodhte, ne duhet të jetojmë akoma. Po mos të kishim qenë rob zoti s’do shpëtonim, falë energjisë së mirë. Ua iku furgoni, u zhduk fare. Inva na shpëtoi jetën sot. Ajo na tha të dilnim nga furgoni. Falë teje jemi gjallë. Duhet të ndalojmë zjarrin, se mund të shpërndahet zjarri”, thotë Sula. /a.y/noa.al

Shkrumbohet në flakë makina ku udhëtonte Ermal Mamaqi, Inva Mula dhe personazhe të tjerë të njohurLAJMI: https://noa.al/lajmi/2020/07/2179268.html

Publiée par Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA sur Vendredi 31 juillet 2020