Transmetuar më 31-07-2020, 10:38

Një operacion policor i koduar “Tërnova” i zhvilluar në Dibër, Bulqizë dhe Mat, ka sekuestruar armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike, duke vënë në pranga tre persona.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, është organizuar dhe finalizuar operacioni duke u arrestuar R. I., 42 vjeç, banues në Tërnovë, Bulqizë, i cili u kap në fshatin Tërnovë, me automjetin “Land Rover”, duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë dhe 11 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Po në vijim të operacionit u arrestua në flagrancë M. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili qarkullonte në mjet me shtetasin R.I, pasi u kap me një sasi të vogël lëndë narkotike.

35-vjeçari dyshohet se merrej me veprimtari kriminale në fushën e shpërndarjes në doza të vogla të lëndëve narkotike.

Njëkohësisht në Mat është vënë në pranga A. P., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit të territorit nga shërbimet e policisë është konstatuar se shtetasi A. P., kishte kultivuar bimë narkotike në oborrin e banesës së tij. /a.y/noa.al