Transmetuar më 31-07-2020, 10:13

Nuk mund të ketë moment më të keq se ds lindja për të zbuluar se burri të tradhton.

Një gjinekologe turni në një spital në SHBA, dokumentoi me video reagimin e një gruaje me dhimbje lindje, e cila u përball me të dashurën e burrit, edhe ajo gati për të lindur fëmijë nga i njëjti burrë, në të njëjtin repart.

Në videon që noa.al sjell më poshtë e cila është bërë virale në rrjetet sociale, dëgjohen ulërimat e grave, ndërsa gjinekologia me fytyrën e mbuluar me maskë, shikon e pafuqishme.

Gjinekologia ndodhej e ulur pranë çiftit kur gruaja u përball me të shoqin.

“Kur nëna me dhimbje lindje zbulon se e dashura e të shoqit po lind në të njëjtin repart”, shkruan mjekja e cila ndan videon, ku dëgjohen ulërimat e gruas mes dhimbjeve të lindjes. /a.y/noa.al

Gruaja me dhimbje lindje zbulon të dashurën e burrit në të njëjtin repart duke lindur, videoja bëhet viraleLAJMI: https://noa.al/lajmi/2020/07/2179260.html

Publiée par Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA sur Vendredi 31 juillet 2020