E infektuara me koronavirus në Berat thyen korantinën dhe rrezikon të tjerët, si e gjobiti policia
Transmetuar më 31-07-2020, 08:56

Një grua e infektuar me koronavirus në Berat, e cila duhej të rrinte në karantinë, nuk e ka zbatuar një masë të tillë, duke dalë nga banesa dhe duke rrezikuar personat e tjerë.

Efektivët e policisë kanë ushtruar kontrolle të njëpasnjëshme në banesat e personave të prekur nga Covid-19, me qëllim respektimin me rigorozitet të vetëkarantinimit, si dhe në subjekte të ndryshme, për respektimin e protokolleve të sigurisë.

Kjo pasi policia disponon listat e përditësuara me emrat e personave të prekur nga COVID-19.

Në orare të ndryshme gjatë ditës dhe mbrëmjes, shërbimet e policisë ushtrojnë kontrolle në banesat e këtyre shtetasve.

Nga kontrollet e ushtruara ka rezultuar se 37-vjeçarja E. Z., 37 vjeçe, e cila është infektuar nga COVID-19, kishte shkelur rregullat e vetëkarantinimit dhe kishte dalë jashtë banesës, duke u bërë burim infektimi për personat e tjerë.

Në zbatim të Aktit Normativ, për këtë shtetase, Policia e Beratit ka vendosur masë administrative 700.000 lekë.

Policia u bën thirrje të gjithë personave të prekur nga COVID-19, që të respektojnë me rigorozitet rregullat e vetëkarantinimit, të respektojnë distancimin social, lokalet dhe bizneset të respektojnë protokollet e sigurisë, në mënyrë që të gjithë të kontribuojmë në mbrojtjen nga COVID-19. /a.y/noa.al

E infektuara me koronavirus në Berat thyen korantinën dhe rrezikon të tjerët, si e ndëshkoi policiaLAJMI:https://noa.al/lajmi/2020/07/2179234.html

Publiée par Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA sur Jeudi 30 juillet 2020

Loading...