Transmetuar më 30-07-2020, 22:54

Mbrojtësi rumun ka përfunduar aventurën e tij 1-vjeçare me Partizanin. Deian Boldor largohet nga Partizani, lajm që pritet të zyrtarizohet shumë shpejt.

Aventura e tij me të kuqtë nuk ishte aq e mirë aq sa pritej. Madje mbrojtësi nuk i eci mirë prej dëmtimëve dhe ishte ai që rezultoi i pari pozitiv me Covid-19, para derbit me Tiranën.

Mësohet se drejtuesit e Partizanit, pas ndeshjes së djeshme me Skënderbeun, janë futur në bisedime me disa lojtarë korçarë. Mes tyre spikat emri i Bajram Jashanicës.

Ka pasur një takim me lojtarin dhe menaxherin e tij dhe drejtuesve të Partizanit, për ta afruar mbrojtësin tek të kuqtë, pasi edhe trajneri Ilir Daja e dëshiron patjetër mbrojtësin tek Partizani dhe kjo është avantazhi më i mirë që mbrojtësi kosovarë të bashkohet me "Demat" në merkato. Janë gjithashtu edhe emra të tjerë, që Ilir Daja ka propozuar për merkato./NOA.al