Sapo kalon Kukësin, i del Serbia! Aktori i njohur i humorit zbulon skandalin me hartat (Reagimi+Foto)
Transmetuar më 30-07-2020, 21:41

Debatit për njohjen e Kosovës në aplikacionet më të njohura të internetit i është bashkuar sot aktori i njohur i humorit, i cili pak ditë më parë kaloi me sukses COVID-19.

Aktori i humorit Florjan Binaj ka bërë një postim në rrjete sociale, ku tregoi se sapo kaloi Kukësin, në aplikacionin "Waze" del sikur je në Serbi, ndërsa Kosova nuk ekziston gjëkundi.

"Nuk është vetëm Apple që nuk e njeh Kosovën, ka shumë aplikacione dhe programe që nuk e njohin siç është rasti i programit Waze (si tipi i google maps) që sapo kalon Kukësin, sipas Waze, fillon Serbia…" tha ai.

"Yahoo.it e njeh më në fund, ndërsa Google i nxjerr hartat sipas interesave te shteteve në varësi nga shteti që lidhesh me internet… Beteja për njohjen e Kosovës nuk bëhet vetëm nëpër zyra me ministra por edhe me CEO-t e aplikacioneve më të njohura!!!", shkruan Binaj.

Dua Lipa dhe Rita Ora ishin dy artiste të njohura shqiptare  që iu bashkuan kohët e fundit një peticioni për njohjen e Kosovës./NOA.al