Transmetuar më 30-07-2020, 19:13

Pushuesit në bregun e detit Kennett, në Victoria të Australisë, mbetën pa fjalë kur panë këtë krijesë të çuditshme.

Njihet me emrin Peshku i Diellit.

Dy personat që e panë të parët kanë folur për mediat duke thënë se “nuk është një nga speciet më të mëdha. Besoj se mund të rriten dy herë më të mëdha sesa kaq”.

Peshku i diellit mund të rritet deri në 3 metra gjatësi, 4.2 metra gjerësi dhe mund të peshojë deri në 2.5 ton.

“Ne ishim duke ecur kur pamë këtë copë gjigante në rërë. Nuk kisha parë kurë diçka të tillë në jetën time, nga larg dukej si një alien”, tha njëri prej kalimtarëve. /k.k/noa.al/