Transmetuar më 30-07-2020, 18:13

Një aksident është raportuar sot në Berat ku një makinë përplasi automjetin e parkuar anës rrugës.

Pas përplasjes, që ka qenë e fortë, makina që ishte në lëvizje ka përfunduar në ambientet e jashtme të një lokali, në lagjen “Uznovë”.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme, por për fat të mirë nuk ka të lënduar në njerëz, pasi ambient i jashtëm i lokalit ishte bosh në ato momente.

Sipas policisë, shkak për këtë përplasje është bërë shpejtësia jashtë normave të lejuara e mjetit tip "BMW". /k.k/noa.al/