Transmetuar më 30-07-2020, 17:52

Dy të rinj nga Fieri janë arrestuar nga policia. Ata janë, L. M., 30 vjeç, dhe N. M., 31 vjeç, të dy banues në Fier.

Nga kontrolli i ushtruar në banesat e tyre, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5.1 kilogram lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, e paketuar, e gatshme për t’u hedhur në treg.

Gjithashtu, gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një krehër me 6 fishekë, 4 aparate celularë, 1 automjet dhe një sasi parash.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" e kryer në bashkëpunim dhe "Mbajtja pa leje e municionit luftarak". /k.k/noa.al/