Biznesmeni gjendet i pajetë brenda vilës së tij, dyshohet për vetëvrasje (EMRI)
Transmetuar më 30-07-2020, 17:38

Gjendet brenda vilës së tij i pajetë një binzesmen.

Ai është gjetur i pajetë brenda vilës, në një kompleks, që ndodhet në periferi të Tiranës.

Eugert Lazaj ishte pronar i një resorti, në aksin Tiranë-Durrës.

Pranë trupit të tij policia gjeti edhe një armë zjarri.

Dyshimet e para flasin për një vetëvrasje, në kushtet e depresionit të biznesmenit.

Megjithatë rrethanat janë ende të paqarta dhe po hetohen nga policia.

Lazaj ishte pronari i resortit "Adorions Palace," në Maminas.

/NOA.al

Loading...