Transmetuar më 30-07-2020, 16:51
Foto ilustruese

Parcela të mbjella me kanabis sativa janë evidentuar në fshatrat Tilaj dhe Kryemadh të Kavajës.

Për këtë rast janë arrestuar autorët e dyshuar, shtetasit: A. A., A. A. dhe E. D.

Ndërkohë, burimet zyrtare thonë se janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit Sh. D., me detyrë kryeplak i fshatit Tilaj dhe D. GJ., me detyrë kryepleq të fshatrave, pasi dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës penale "Shpërdorim detyre".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Kavajë, për veprime të mëtejshme. /k.k/noa.al/