Transmetuar më 30-07-2020, 13:37

Parlamenti votoi sot ndryshimet kushtetuese, por dhjetë deputetë i dolën kundër shumicës.

Votë kundër ndryshimeve kushtetuese ku parashikohet hapja e listave në zgjedhje dhe formula e koalicioneve, ku partitë futen në një listë unike, dhanë deputetët Adriatik Alimadhi, Fatjona Dhimitri, Gjetan Gjetani, Kujtim Gjuzi, Elda Hoti, Lefter Maliqi, Erjon Piciri, Artur Roshi, Zef Shtjefni dhe Suzana Topi.

Ndërkohë për shkak se nuk ishin të pranisëhm nuk votuan Amra Borova, Enada Kallpani, Ligoraq Karamelo si dhe tre deputetët e infektuar me koronavirus Ralf Gjoni, Eljo Hyska dhe Enver Roshi.

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese bëhet pa konsensusin e opozitës parlamentare, e cila kërkon hapjen 100% të listave zgjedhore si dhe kundërshton ndryshimin e formulës së koalicioneve. /a.y/noa.al

Listat e hapura dhe koalicionet, miratohen me 106 vota ndryshimet kushtetuese