Transmetuar më 30-07-2020, 13:27

Pak orë para se të vritej 40-vjeçari Florian Lamçe kishte publikuar fotografi në rrjetet sociale me të përfshirin në ngjarje, dhëndrin e ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.

Bëhet fjalë për 34-vjeçarin Sokol Sanxhaktari, i cili shihet me dorën në qafë me viktimën, ndërsa në një fotografi tjetër ky i fundit e puth në ballë.

Gjithçka teksa Floriani dhe Sokoli, kanë qenë duke konsumuar birra, madje kishin miqësi me njeri tjetrin.

Dyshohet se gjithçka ka ndodhur për një konflikt të momentit, teksa të përfshirët në ngjarje nuk kanë qenë në gjendje të kthjellët.

Lidhur me konfrontimin me një viktimë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan, policia tha se në gjendje të dehur janë konfliktuar duke u dëmtuar me njëri-tjetrin me shishe dhe sende të forta Adriano Hajdari, 42 vjeç, Sokol Sanxhaktari, 34 vjeç, dhe Florian Lamçe, rreth 40 vjeç, banues në Elbasan.

Por si pasojë e plagëve të marra, Lamçe ka ndërruar jetë në spital.

Ndërsa Hajdari dhe Sanxhaktari të përfshirë në ngjarje, kanë marrë plagë të lehta dhe janë shoqëruar në komisariatin e Policisë Elbasan, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al

Vrasja në Elbasan, njëri nga personat e përfshirë, dhëndri i Qazim Sejdinit

Nga vrasjet tek droga, çfarë u zbulua për të shkuarën e të masakruarit në Elbasan

Sherr me shishe dhe sende të forta, mbetet i vdekur një person në Elbasan