Transmetuar më 30-07-2020, 10:07

I riu që shihni në foto është 23-vjeçari, Regis Runaj, i cili u qëllua për vdekje me thikë mbrëmë në Elbasan.

Krimi ndodhi rreth orës 22:10 në lagjen “Emin Matraxhiu”. I riu nuk ishte emër i panjohur për policinë.

Vrasja dyshohet të ketë lidhje me ekzekutimin e Emiljano Ramazanit në 20 korrik, pasi viktima Regis Runaj ishte mik i tij.

Referuar burimeve nga vendngjarja viktima është gjetur i plagosur disa herë me thikë pas shpine. 23-vjecari ishte njeriu më i besuar i Emiljano Ramazanit, i vrarë më 20 korrik.

Mësohet se Regis Runaj ka qenë i skeduar nga policia si shpërndarës droge, ndërsa ka dyshime se vrasja të ketë ndodhur për territorin e lëndëve narkotike.

I riu është qëlluar disa orë më parë, por është transportuar vonë për në spital, prej ku ka ndërruar jetë rrugës, për shkak të plagëve të rënda.

Vrasja sonte në Elbasan, shoku i Ramazanit u gjet i pajetë pranë varrezave

Vrasje në Elbasan, theret me thikë një person

Regis Runaj

Regis Runaj