Transmetuar më 30-07-2020, 08:24
Foto ilustruese

Një person është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në banesën e tij në zonën e Farkës, Tiranë, me plagë arme zjarri në trup.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se viktima është 37-vjeçari Eugen Lazri.

Trupi i pajetë i tij është zbuluar nga familjarët, ku pavarësisht tentativave për ti ardhur në ndihmë është deklaruar i vdekur.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se Lazri mund ti ketë dhënë fund jetës në gjendje të rënduar psikologjike, me armë zjarri.

Gjithsesi lidhur me ngjarjen kanë nisur hetimet për të zbuluar më shumë. /a.y/noa.al