Transmetuar më 29-07-2020, 21:44

Nga Mirela Jubani

Sipas prof. Çabej llogaritet rreth 60-70 % e fjalorit shqip, të jenë fjalë me origjinë sllave. Sipas "Fjalorit Etimologjik" i Kolec Topallit 93 % të fjalëve janë të huazuara nga greqishtja dhe sllavishtja.

Topalli ka vazhduar punën e etimologëve të mëparshëm – Meyer-it, Jokl-it, Çabejt, B. Demirajt, Orelit dhe të tjerëve, duke sjellë edhe kontribute të veta. Por nga profanët "nacionalistë", ngrihet supozimi se Topallin e kanë paguar – kush tjetër veç serbëve dhe grekëve (pa çka se ky nuk po gjente dot fonde as për të botuar fjalorin). Misioni i këtij “tradhtari” paska qenë, pra, të “shkatërrojë kombin shqiptar” dhe t’i mohojë atij “gjuhën, kulturën, historinë, heronjtë, etj.

Nuk është thjesht rritja deri në mizëri, e numrit të shqiptarëve mendërisht të prapambetur dhe paranojakë që shqetëson; por edhe kushtet që po u shërbehen këtyre sot, për t’u ndier të legjitimuar, në bërjen publike të gjepurave që kanë në kokë. Ose ideja e çuditshme se këta – si përfaqësues të masës së gjerë “atdhedashëse” – mund të vlersojne punë të tilla shkencore, dhe ideja tjetër, a bindja, se “atdhedashuria” mund të përligjë jo vetëm përralla hipotetike si ato të “pellazgologëve”, por edhe çdo lloj budallallëku dhe deliri nacionalist si ato te Kocaqit dhe Marinit.

Mijra komente anonimësh dhe qyqarësh të sëmurë, në zgëqe interneti nuk ka gjasa ta ciflosin autoritetin e një Çabej ose të një Topalli; rreziku është tjetër. Albanologjia në Shqipëri, që të mbahet gjallë, ka nevojë për vëmendjen, kujdesin dhe investimet publike, të cilat i administron shteti.

Dhe, për fat të keq, shteti ka provuar rregullisht se nuk do t’ia dijë më për fusha të tilla intelektuale. Kushdo që i përkushtohet shërbimit publik është një mijë herë më shumë patriot se një masë bagëtish që blegërijnë per studjuesit si të paguar nga “serbi" dhe “greku".

/NOA.al