Transmetuar më 29-07-2020, 21:21

Koronavursi po lë më shumë pasoja nga ana psiqike, sepse nuk mund të shpjegohet ndryshe. Një burrë është arrestuar sepse qëlloi ndaj një nëne dhe djalit të saj, në një holl të hotelit, në "Miami Beach", SHBA. Ai raportohet se u nevrikos prej tyre, për mungesë të distancimit social.

Douglas Marks, 47 vjeç, u përball me gruan dhe djalin e saj në hollin e një hoteli në Miami Beach të hënën në mbrëmje, sipas raportimeve.

Veronica Pena dhe djali i saj, të dy nga Neë Mexico, thanë se ata ishin në hollin e hotelit kur e panë për herë të parë Marks", – raporton NOA.al.

Sipas dëshmive, nga Local10.com,  Marks, nga Miami, i tha atyre para se të qëllonte se "nuk jeni duke respektuar distancimin social".

Ai pas debateve raportohet se u fut në hotel, përpara se të merrte një armë zjarri me të cilën qëlloi disa herë drejt tyre në holl. Fatmirësisht, ngë të shtënat ato nuk pësuan dëmtime.

Një dëshmitar qe në gjendje të regjistronte skenat pas incidentit, ndërsa Marks u arrestua nga policia e "Miami Beach".

Dëshmitari, i cili zgjodhi të mbetet anonim, tha se u përpoq t’i mbronte turistët me trupin e tij, duke e ç’orientuar atë kur drejtoi armën dhe qëlloi për t’i vrarë.

Marks dyshohet se u tha detektivëve se qëlloi sepse po ndiqej, dhe i kërkoi tryezës të telefononte 911, por nëna dhe vajza u përfshinë papritur në debat me të. Ai pretendoi se e kreu aktin, nga gjaknxehtësia.

/NOA.al