Transmetuar më 29-07-2020, 21:05

PS refuzon propozimin e Opozitës jashtë Kuvendit, për hapjen e listave 100 %, pa ndryshime të tjera në formulën e koalicioneve dhe shpërndarjes së mandateve.

Ky mësohet se ka qenë përfundimi i mbledhjes së mbrëmjes së sotme në Këshilli Politik.

Opozita jashtë Kuvendit, pas qëndrimit për të mos pranuar propozimin e tyre si dhe refuzimin e Damian Gjiknurit, është shprehur se ku veprim minon marrëveshjen e 5 qershorit, madje edhe çeljen e negociatave me BE-në.

PS nga ana tjetër është gati nesër për të votuar ndryshimet kushtetuese, me deputetët e opozitës Parlamentare, lidhur me Reformën Zgjedhore. Sipas maxhorancës, ndryshimet nuk e cënojnë marrëveshjen e 5 qershorit, por marrin në konsideratë edhe propozimet e opozitës parlamentare.

Seanca e nesërme do të jetë e fundit për këtë sesion parlamentar.

Përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik Damian Gjiknuri mësohet të ketë kërkuar mbylljen e mbledhjes disa herë, duke i qëndruar propozimeve të mëparshme të PS-së.

Përfaqësuesit e Opozitës së Bashkuar Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë vënë theksin tek nevoja për të gjetur konsensus, që sipas tyre arrihet me miratimin e propozimeve që ata dhanë.

Rudina Hajdari u largua më herët nga tryeza, për arsye familjare, siç pretendoi ajo.

/NOA.al