Transmetuar më 29-07-2020, 20:23

Ka ndërruar sot jetë si pasojë e COVID-19 vëllai i kreut të shoqatës së Gjuetisë, Themi Perri.

Lili Perri ka ndërruar jetë pasditen e sotme, i prekur nga koronavirusi, teksa ishte shtruar fillimisht te Infektivi në Fier. Prej 3-4 ditësh prek gjendjes së rënduar, ai ishte i shtruar te Infektivi Covid 1 në Tiranë

Ka qenë vetë Themi Perri që lajmëroi se i vëllai humbi jetën, pasi ishte infektuar me Covid-19.

Themi Perri, me një shkrim në Facebook shkroi: “Për miqtë, shokët dhe të afërmit e mi. Me hidhërim të thellë ju njoftoj se sot ndërroi jetë me sëmundje Covid-19 vëllai im i shtrenjtë Lili Perri. Shpirti i tij u prehtë në paqe.”

I ndjeri kishte sëmundje bashkëshoqëruese si diabet, leucemi.

Vetëm në Fier numri i viktimave ka shkuar në 7, si pasojë e COVID.

Në gjithë vendin, ky numër shkoi sot në 151 gjithsej.

Gjashtë rastet pozitive që u konfirmuan sot nga Ministria e Shëndetësisë, mësohet se 4 prej tyre i përkasin anëtarëve të tjerë të familjes Perri.

/NOA.al