Transmetuar më 29-07-2020, 18:30

Është ky Kodhel Leka, 66 vjeçari, i rrahur sot barbarisht me levë nga nipi i tij, Edjon Leka, pas ndihmës që mori te Trauma, në Tiranë.

Autori është arrestuar nga policia e Pogradecit, ndërsa bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim.

Pas ngjarjes, për shkak të plagëve të shumta, 66 vjeçari ndodhet aktualisht në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Ai ka dy duar të thyera, përveç plagëve të shumta në fytyrë.

I gjithë sherri mësohet se ka nisur për një telefon që autori i ngjarjes kishte marrë në shtëpinë e xhaxhait pa e pyetur.

Lidhur me konfliktin për telefonin, ata kanë debatuar para disa ditësh. Por mbrëmjen e djeshme, nipi i tij, i ka shkuar në vendin ku xhaxhai punonte roje dhe e ka rrahur barbarisht me levë, në bashkëpunim me një shokun  e tij, i cili u shpall në kërkim nga policia.

Ngjarja bëhet edhe më tronditëse, për vetë faktin se për një çështje kaq banale i moshuari, të rrihet në mënyrë kaq barbare nga nipi i tij./NOA.al