Transmetuar më 29-07-2020, 16:24

Tirana do të festojë sot titullin e 25-të kampion në Shqipëri. Festës do t’i bashkohet edhe Presidenti Ilir Meta.

"Edhe pak orë për t’iu bashkuar festës bardhë e blu!", shkruan Meta. Me fanellën bardheblu dhe me dy gishtat lart, Meta është shfaqur si një tifoz i Tiranës, ose si "çun Tirone."

"E meritonte Tirona të rikthehej fuqishëm në këtë 100-vjetor të kryeqytetit!"

Presidenti ka rënditur emra legjenderë të Tiranës ndër vite, ndaj shkruan: Ky sukses është edhe në nderim të:

Selman Stërmasi

Riza Lushta

Naim Kryeziu

Myslym Alla

Enver Shehu

Niko Xhaçka

Skënder Hyka

Petrit Dibra

Skënder Hodja

Fatmir Frashëri

Luigj Bytyçi

Millan Baçi

Perikli Dhales

Arjan Bimo

Edmond Gëzdari

Halim Mersini

Arben Minga

Agustin Kola

Shkëlqim Muça

Ali Mema dhe Dinastia Mema

Skënder Halili

Nevil Dede

Elvis Sina

Devi Muka

Blendi Nallbani

Ansi Agolli.. e sa e sa yjeve të tjerë bardhë e blu por edhe kuq e zinj.

Të respektojmë sot të gjitha udhëzimet, për mbajtjen e maskave dhe distancave fizike. Shëndeti më i rëndësishëm se çdo gjë!

URIME TIRONA! ", mbylli mesazhin e tij kreu i shtetit./NOA.al