Transmetuar më 29-07-2020, 15:56

Dy personat e radhës që duhet të deklarojnë pasuritë kanë qenë të dënuar më parë për vjedhje me armë.

Një ndër to është një grua, Laureta Kokoshi (Salkurti), dhe tjetri Markel Balazi (Balozi).

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

L. K. (S.), banuese në Tiranë, e dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

M. B. (B.), banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”. /k.k/noa.al/