Transmetuar më 29-07-2020, 15:47

Tre persona kanë rrahur keq rojen e një pike grumbullimi hekur nikeli në Proptisht të Pogradecit.

Policia thotë se pas një konflikti për motive të dobëta, 65-vjeçari K.L, është goditur barbarisht dhe ka përfunduar në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.

Për ngjarjen u arrestua 33-vjeçari E.L, dhe u shpall në kërkim 30-vjeçari E.N.

Ata e kanë goditur me mjete të forta duke i shkaktuar dëmtime trupore.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale, “Plagosja e rëndë me dashje”. /k.k/noa.al/