Transmetuar më 29-07-2020, 10:47

Dalin detaje të reja lidhur me 22 urdhër arrestet, që prokuroria e posaçme anti-korrupsion, e njohur si SPAK lëshoi për të dyshuarit, mes tyre komisionerë, si pjesë e dosjes “339”.

Por gjatë ekzekutimit të urdhër arresteve, policia ka zbuluar se dy prej tyre kanë ndërruar jetë.

Komisionerët që kanë vdekur janë Kasem Lala dhe Besim Bregu, të cilët kanë pasur rolin e garatit të votave në zgjedhjet e Durrësit.

Por policia në padijeni se komisionerët kishin vdekur, ka zbuluar se nuk mund të ekzekutoheshin urdhrat e arrestimit, vetëm kur ka shkuar në banesat e tyre.

Konkludimi i SPAK

Nga aktet e administruara në funksion të hetimit të procedimit penal nr.29 të vitit 2019 (339 të vitit 2016) është konfirmuar gjithashtu që gjatë zgjedhjeve lokale të 2017 se:

Komisionerët zgjedhorë të Qëndrës së Votimit nr.1508 0, adresa e QV “Shetel”, shtetasit Shpëtim Stafa, Elidon Stafa, Ramiz Tuda, Fredi Marku, Dalvis Biba, Emilian Tuda, Redi Hysa kanë lejuar me dashje persona të tjerë të cilët janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve të tjerë. Është provuar se në këtë qendër votimi është votuar për 22 persona të tjerë, duke shfrytëzuar faktin që ndodheshin jashtë shtetit. Në këtë rast komisionerët zgjedhorë kanë kryer veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”.

Komisionerët zgjedhorë të Qëndrës së Votimit nr.1335 adresa e QV, “Rubjek shkolla 9-vjeçare”, shtetasit Bashkim Allushi, Jakup Bregu, Altin Lala, Kasem Lala, Kujtim Uruçi, Zyhra Lala, Qemal Domi, kanë lejuar me dashje persona të tjerë të cilët janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve të tjerë. Është provuar se në këtë qendër votimi është votuar për 7 persona të tjerë, duke shfrytëzuar faktin që ndodheshin jashtë shtetit. Në këtë rast komisionerët zgjedhorë kanë kryer veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”.

Komisionerët zgjedhorë të Qëndrës së Votimit nr.1336 adresa e QV, “Rubjek shkolla 9-vjeçare”, shtetasit Besim Bregu, Indrit Bici, Mehdi Lala, Agim Lala, Oriada Lala, Bujar Sula, Qazim Lala kanë lejuar me dashje persona të tjerë të cilët janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve të tjerë. Është provuar se në këtë qendër votimi është votuar për 23 persona të tjerë, duke shfrytëzuar faktin që ndodheshin jashtë shtetit. Në këtë rast komisionerët zgjedhorë kanë kryer veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”.

Ndërsa në këtë episod shtetasi Armelin Zela ka votuar në emër të personave të tjerë duke konsumuar veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”.

Bazuar në provat e administruara nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u caktuan masat e sigurimit personal për 22 shtetas të cilat janë ekzekutuar nga policia gjyqësore dhe konkretisht “arrest me burg” për 11 shtetas, “arrest shtëpie” për 8 shtetas dhe “detyrim paraqitje” për 3 shtetas. /a.y/noa.al