Transmetuar më 28-07-2020, 23:00

Jana Hocking, një gazetare në radio dhe prezantuese e motit është mjaft e famshme për deklaratat e saj në lidhje me jetën seksuale.

35-vjeçarja beqare thotë se ka vendosur të mos dalë me djem të rinj pasi janë të papërballueshëm për moshën e saj.

“Grupmosha 30-vjeçare është paralizuese. Ka një kufi moshe që nuk duhet të tejkalohet nga asnjë grua që dëshiron të bëjë plane të ardhshme me një burrë. Nëse do të shkarkoni një aplikacion takimesh dhe do të vendosni preferencat tuaja për moshën, do iu këshilloja që të vendosni si kriter të dilni me 45-vjeçarë”, – thotë ajo.

Jana thotë se burrat mbi këtë moshë janë më të pjekur dhe kanë kaluar gati të gjitha fazat jetësore./noa.al/