Transmetuar më 28-07-2020, 20:16

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në Portici, provincë në Napoli, të Italisë mbrëmjen e djeshme.

Giovanni Fabbrocino, një burrë 65 vjeçar, ka vrarë partneren, Maria Adalgisa Nicolai, 58 vjeçe, duke e therur disa herë me një thikë.

Më pas burri ka vrarë veten duke u hedhur nga ballkoni.

Tragjedia ka ndodhur në banesën e çiftit.

Në vendngjarje kanë shkuar policia bashkë me mjekët, të cilët për fat të keq nuk kanë mundur të bëjnë asgjë përveçse të konstatojnë vdekjen e të dyve.

Forcave të policisë nuk i rezulton asnjë denoncim për keqtrajtim, por disa komshinj kanë thënë se kanë dëgjuar të bërtitura pak para se të ndodhte tragjedia./noa.al/