Transmetuar më 27-07-2020, 09:37

E mori me shumë sportivitet urdhrin për mbajtjen e maskës në vendet publike, e cila që nga e premtja e kaluar u bë e detyrueshme në Angli.

Kështu doli totalisht i zhveshur në Oxford Street, rruga kryesore e pazareve në Londër, i mbuluar në pjesën intime vetëm me një maskë… duke gabuar vendin e përdorimit të saj.

Me gojën dhe hundën zbuluar, ai përdori maskën si mbathje në pjesën intime, duke ecur i pashqetësuar mes të pranishmëve.

Protagonist i kësaj ngjarje të guximshme është 32-vjeçari Tim Shieff, kampioni i botës në Parkour, sportit ekstrem të vrapit me pengesa mes mureve dhe pallateve të qyteteve.

Kjo nuk është hera e parë që Shieff shfaqet i zhveshur, pasi edhe në vitin 2014 u shfaq totalisht i zhveshur, por asokohe për të mbledhur fonde për bamirësi, bashkë me kuzhinierin e njohur Jamie Oliver.

Por veprimi i fundit provokues, u bë pas urdhrit të qeverisë, duke sfiduar hapur autoritetet. /a.y/noa.al