Transmetuar më 26-07-2020, 22:02

Një grua nga Kina kishte vendosur të shkojë për një kontroll te mjeku, por ata mbetën të habitur çfarë i gjetën. Ajo kishte pasur në qerpikë mbi 100 morra.

Gruaja e identifikuar si Kxu kishte probleme me kruarje dhe skuqje të syve për më shumë se dy vite, dhe në vend se të shkonte të mjeku kishte duruar kruarjet dhe me kalimin e kohës ishte bërë imune, transmeton Telegrafi.

Por gjendja e saj shëndetësore sa vinte e përkeqësohej, duke mos ditur se në qerpikët e syve kishte morra dhe vezë të vogla, për shkak të të cilëve mezi arrinte t’i lëvizte kapakët e syve.

Kxu ka pranuar para mjekëve se kishte përdorur të njëjtin jastëk të cilin nuk e kishte pastruar nga viti 2012. Aty mjekët menjëherë e konstatuan se jastëku i papastër dhe mungesa e higjienës në dhomën ku flinte, kishin bërë që morrat të gjejnë “strehë”.

Për fat të mirë, pas trajtimit, Kxu është shëruar plotësisht. Ndërkaq mjekët e kanë paralajmëruar se morrat janë parazitë që ushqehen me gjak, dhe zakonisht gjenden në flokë, fytyrë, hundë si dhe në rastin e kësaj gruaje në qerpikë.

Zakonisht pastrohen lehtë, por nëse qëndrojnë gjatë në trup mund të shkaktojnë infeksione të rrezikshme.