Transmetuar më 26-07-2020, 18:35

Sopranoja shqiptare nga Kosova, Arta Jashari me anë të një shkrimi në rrjetet sociale, tregon triumfin e babait të saj ndaj koronavirusit.

Ajo shkruan se pas 40 ditësh luftë, babai i saj, edhe me sëmundje bashkëshoqëruese, ka fituar betejën me koronavirusin.

Ajo ka rrëfyer për momentet prekëse, duke falënderuar të gjithë ata që e ndihmuan përgjatë kësaj sprove.

“Pas thuajse 40 ditesh lufte me Covid19, babi im me 4 stenda, diabet dhe tension rezultoi NEGATIV dhe ma ne fund u perqafuam pa veshje kosmonauti. Eshte nje moment teper i prekshem per neve dhe ju falenderoj te gjithve qe me keni qendruar prane mua e familjes sime. ZOTI JU SHPERBLEFTE ! Zoti ju ndihmofte te gjith juve qe jeni ne kete sfide…”, shkruan ajo krahas fotos ku shfaqet duke u përqafuar me të atin./noa.al/