Transmetuar më 26-07-2020, 17:34

Një gjyshe nga Finlanda pretendon është kthyer 6 mijë vjet përpara në kohë dhe tregon fakte tronditëse.

E quajtur Chloe, ajo pretendon se dinosaurët do kthehen në tokë në vitin 4529 dhe do të mbahen nëpër kopshte zoologjike.

Për më tepër tregon se njerëzit nuk do t’i konsiderojnë më kafshë të rrezikshme.

Por, ajo vazhdon të thotë se si më vonë ata do të lejohen në vende të tilla si xhungla dhe pyje, por pas kësaj do të shfarosin të gjitha kafshët dhe njerëzit në ato zona.

Chloe tha se fillimisht ishte dyshuese dhe kishte frikë të shkonte në “makinën e udhëtimit”, por pastaj ra dakord më 3 gusht të vitit 1966.

Ajo thotë se e ulën në një karrige, me këmbët dhe krahët të fiksuara dhe më pas një kokore metalike iu vendos në kokë. /k.k/noa.al/