Transmetuar më 26-07-2020, 16:37
Lëkundje të forta tërmeti kanë tronditur Shqipërinë pasditen e sotme.
Sipas të dhënave të para lëkundjet kanë qenë me magnitudë 4 të shkallës Rihter.
Mësohet nga EMSC se epiqendra ka qenë 5 kilometra afër Lushnjës.
Por edhe zonat e afërta e kanë ndier tërmetin pasi epiqendra është vetëm 39 kilometra larg Tiranës.
Deri më tani nuk njoftohet për dëme materiale apo në njerëz. /k.k/noa.al/